Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës

Mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës

Average Reviews

Description

Me shtypjen e Lidhjes së Prizrenit dhe arrestimit të disa figurave kyçe të kësaj lidhje gjatë viteve 80’ të shekullit XIX, bëri që lufta për çlirim apo së paku autonomi të zbehej. Kjo ndikoi që fokusi i rilindasëve të drejtohet më shumë kah kultura, e sidomos tek mësimi i gjuhës shqipe dhe hapjes së shkollave shqipe, pasi që popullata shqiptare ishte duke shkuar drejt asimilimit çdo herë e më shumë. Gjithsesi përmbushja e këtij misioni ishte i vështirë. Hapja e shkollave shqipe dhe mësimit shqip ishte problematike për të u arritur përshkak pengesave të ndryshme të shfaqura, nga të cilat theksojmë:
  • Politika e Perandorisë Osmane për të mbajtur popullatën injorante pa vetëdijesim kombëtar;
  • Propaganda e vendeve fqinje (Serbisë dhe Greqisë);
  • Mendimet konservatore të kohës, e kështu me radhë.
Kështu shqiptarët në këtë kohë mësonin nëpër shkolla osmane, serbe dhe greke. Përveç kësaj shqiptarët gjatë viteve 80’ të këtij shekulli filluan të mësojnë edhe nëpër shkolla katolike italiane, në të cilat krahas italishtes, mësohej edhe gjuha shqipe. Kjo gjuhë mësohej edhe fshehurazi. Periudhën për të cilën po flasim, Perandoria Osmane e shtyer edhe nga problemet në politikat e jashtme që ajo pati, bëri disa lëshime për shqiptarët në aspektin kulturor, me qëllim që të mos hapeshin konflikte të reja me ta. Kjo bëri që shqiptarët të  hapnin organet e tyre si revistën “Drita” e më pas “Dituria”, në të cilat shkruanin rilindasit e kohës, ndërsa në vitin 1885 hapën një shkollë shqipe private në Manastir për djem dhe vajza nga Gjerasim Qirjazi. Përveç kësaj, pas dy vitesh, më saktësisht me 7 mars 1887, do hapej shkolla publike në Korçë (në shtëpinë e Mandi Terpos). Ajo ishte e karakterit laik e kombëtar si dhe mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Drejtori i parë i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri, ndërsa mësuesit e parë ishin: Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuci Naci, etj.. Shkolla regjistroi që në ditën e parë 35 nxënës, të cilët mësonin me tekste që përgatiteshin nga Naim e Sami Frashëri por edhe njerëz tjerë të pendës. Shkolla përgjatë historisë do mbyllej e hapej disa herë si pasojë e politikave të kohës. Në ditët e sotme kjo shkollë shërben si muze dhe njihet si “Muzeu Kombëtar i Arsimit”, që është pjesë e trashëgimisë kulturore e shtetit shqiptarë. Objekti ka lartësi 7m dhe ka dy kate. Në katin e parë gjenden  korridori dhe dy dhoma të mëdha, kurse në katin e dytë gjenden katër dhoma. Dritaret janë rreth 80 cm të gjëra dhe të larta. Çatia është prej druri, e mbuluar me tjegulla. Muzeu ka tetë zona ekspozuese, nëpër të cilat kemi materiale dokumentuese nga historia e shkrimit shqip dhe botime të vjetra në gjuhën shqipe. Aty pasqyrohet historia e shkrimit shqip dhe llojeve të alfabeteve që janë përdorur, pastaj edhe historia e librit shqip Një pjesë e hapësirës së muzeut i kushtohet edhe masivizimit dhe modernizimit të arsimit dhe shkollës shqipe në periudhën pas vitit 1945. Po ashtu duhet theksuar në njërën nga dhomat gjendet edhe një klasë improvizuese se si mund të jetë zhvilluar mësimi në kohën kur funksiononte shkolla.    

Photos

Statistic

23 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.