Bunk’art 2, nga bunker anti bërthamor në një muze historik
Average Reviews
Description
Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, Shqipëria komuniste duke mos pasur aleat të fortë, shkoi drejt politikës së vetizolimit me idenë se do ndërtonin vendin me forcat e tyre. Regjimi i kohës nga frika se do sulmoheshin nga armiqtë e jashtëm, ngjalli një psikozë te popullata se Shqipëria mund të sulmohej në çdo kohë dhe për këtë do duhej të ishin gati. Kështu regjimi komunist ndërmori masa të ndryshme për mbrojtje, e në mesin e këtyre masave ndërtoi qindra mijëra bunkerë në gjithë territorin e Shqipërisë përgjatë viteve 70’-80’.
Nga këta bunkerë pati të ndërtuar edhe në Tiranë, të cilët nuk u shfrytëzuan kurrë për atë se për çfarë ishin të destinuar, por për krejt diçka tjetër. Dy nga ta të quajtur “Bunk’art 1” dhe “Bunk’art 2” do përdorën si muze.
E gjendur në rrugën Abdi Toptani (Tiranë), objekti që sot quhet Bunk’art 2, është ndërtuar gjatë viteve 1981- 1986, me qëllim të mbrojtjes ndaj ndonjë sulmi kimik bërthamor që mund të ndodhte. Bunkeri kishte 24 dhoma dhe vetëm një hyrje, në të cilën mund të kalohej vetëm përmes Ministrisë së Brendshme së atëhershme.
Bunk’art 2 i sotshëm është ideuar nga Carlo Bollino (gazetar italian) dhe është hapur si muze në vitin 2016. Dhomat e saja përdorën për dokumentimin e:
Xhandarmërisë nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore (1912- 1939);
Forcave të rendit nga pushtimi nazi-fashist te Çlirimi (1939- 1944);
Policisë dhe Sigurimit në kohën e diktaturës (1944- 1991).
Kështu Bunk’art 2 rindërton historinë e Ministrisë së Brendshme në Shqipëri nga viti 1912 në vitin 1991 dhe zbulon sekretet e Sigurimit, policia politike që ishte armë e ashpër persekutimi e përdorur nga regjimi i Enver Hoxhës. Bunk’art 2 është ekspozita e pare e madhe video muzeale, që i dedikohet viktimave të terrorit komunist.
Bunk’art 2 është e hapur çdo ditë, nga ora 9:30- 20:00 dhe ka përplot vizitor.