Muzeu Kombëtar i Kosovës është themeluar në vitin 1949 nga autoritetet Jugosllave dhe gjendet në qytetin e Prishtinës. Muzeu përbëhet nga tre pjesë: vetë Muzeu i Kosovës, Kompleksi Strehimor i Emin Gjikut ku është prezantuar ekspozita Etnologjike dhe Muzeu i Pavarësisë. Muzeu përbëhet nga katër departamente: Departamenti i Arkeologjisë, Departamenti i Etnologjisë, Departamenti i Historisë si dhe Departamenti i Natyrës. Ekspozitat janë të vendosura në tri ndërtesa: Ndërtesa kryesore, Muzeu Etnologjik apo Kompleksi “Emin Gjiku” dhe “Shtëpia e Pavarësisë”. Muzeu i Kosovës përfshin një koleksion, me më shumë se 50 mijë eksponate të profileve të ndryshme, si: arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj. Aktualisht, muzeu është duke u angazhuar në rikthimin e 1,200 objekteve dhe artefakteve të rëndësishme për Trashëgiminë Kulturore të Kosovës, të marra nga Beogradi gjatë vitit 1998.