Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, objekt me rëndësi të shumëfishta

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, objekt me rëndësi të shumëfishta

Average Reviews

Description

Biblioteka “Pjetër Bogdani” apo siç e njohim ndryshe “Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës”, është pa dyshim njëra ndër objektet më të mira kulturoro-historike e arkitekturore të Kosovës. Edhe pse sot gjendet në Prishtinë, biblioteka e parë publike qendrore në Kosovë ishte ndërtuar në Prizren (dhjetor 1944), pas largimit të forcave naziste nga Kosova. Nga aty më pas në vitin 1947 do bartej në Prishtinë, ku sërish do ndërronte vend mirëpo brenda qytetit. Nga viti 1970, përshkak themelimit të Universitetit të Prishtinës, biblioteka filloi të quhej “Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës”, ndonëse më herët pati emërtime tjera. Ndërtesa që ne njohim sot nisi të ndërtohej në vitin 1974, në kohën kur Kosova arriti zenitin sa i përket të drejtave autonome të saj brenda RSFJ. Gjithsesi projektin për objektin e bibliotekës e bëri arkitekti kroat, Andrija Mutnjakoviq (flitet se ka prejardhje shqiptare) dhe pas 8 viteve pune, ajo do finalizohej në vitin 1982. Kur jemi tek historiku i bibliotekës, është me rëndësi të përmendim se gjatë viteve 90’, si pasojë e politikës anti-shqiptare nga pushteti jugosllav, shqiptarëve ju ndalua hyrja në bibliotekë, ndërsa punëtorët shqiptarë që punonin aty u përjashtuan nga puna. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, kjo bibliotekë u përdorë edhe nga Armata Jugosllave, ndërsa afro 100,000 libra u dogjën ose u vodhën si dhe pati edhe dëmtime të objektit. Më lartë treguam për historikun e bibliotekës, por cili është roli i kësaj biblioteke?. Biblioteka Kombëtare shërben si qendër e dijes dhe leximit, të cilën e frekuentojnë shumë studentë e studiues të ndryshëm dhe jo vetëm. Përveç kësaj aty organizohen edhe ngjarje të ndryshme kulturore, promovimi i librave të ri, diskutime, debate dhe ekspozita. E gjendur në qendër të oborrit të kampusit universitar, objekti ka 16,500 m2, ka katër kate lartë dhe dy nëntokë (arkivi), që nuk mund të qasen nga jashtë. Ajo ka salla për lexim, më saktësisht në katin e parë ka sallën e vogël të leximi me kapacitet për 100 lexues, ndërsa në katin e dytë ka sallën e madhe të leximit me kapacitet për 200 lexues. Përveç kësaj ajo ka edhe dy amfiteatro dhe salla tjera që shërbejnë për arsye të ndryshme kulturore e shkencore. Katet më të larta (tre dhe katër) janë të dedikuara për studiues. Duhet përmendur që brenda Bibliotekës Kombëtare të Kosovës gjenden edhe shumë biblioteka të veçanta, në mesin e të cilave është biblioteka Evropiane, ajo e NATO-së, Biblioteka e artit bashkëkohor, Biblioteka e artit muzikor, Biblioteka për personat e verbër, ndërsa ka edhe biblioteka personale sikurse është ajo e profesorit të ndjerë, Fehmi Aganit. Edhe pse përshkruam gjitha këto karakteristika të bibliotekës, duhet thënë se elementi më karakteristik i saj që e bënë më të veçantë janë kupolat prej xhamit (99 sosh) dhe “rrjeta” metalike që e mbulon atë. Sa i përket literaturës, biblioteka ka afro 2 milion libra, revista e dorëshkrime të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjuhë tjera të huaja. Asaj gjithmonë iu shtohen tituj të ri përshkak se çdo shtëpi botuese kur te boton një libër, duhet të ja sjellë pesë kopje te saj bibliotekës. Përveç kësaj, biblioteka merr edhe donacione të ndryshme. Biblioteka është pjesë e trashëgimisë kulturore së Republikës së Kosovës.

Photos

Categories

Statistic

26 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.