Resort ”Ujëvara e Drinit” në Radavc gjendet rreth 9 km larg qytetit të Pejës në drejtim të Rozhajës.Ujëvara e Drinit është e veqantë për nga natyra,gjendet e rrethuar me një botë të mrekullueshme, që ju ofron pushim dhe relaksim të mire,freski në dy salla,4 terraca afër lumit dhe shumë të tjera në këto ambiente te bukura. Nisur nga terenet në të cilat shtrihet ,,Ujëvara e Drinit” mund t’i shfrytëzoni resurset e mëdha natyrore të cilat janë tërheqëse e interesante për adhuruesit e bukurive natyrore. ,,Ujëvara e Drinit “ ju ofron shtegun e gjatë
rreth 400 m për rekreacion gjër te Burimi i Drinit të Bardhë që kalon nëpër kanion dhe ambiente të jashtëzakonshme. Në këto ambiente kudo shihet e dëgjohet shushurima e ujit të kthjellët si kristali,e cicërima e zogjve. Uji i pastër e i ftoftë,se bashku me ajrin e freskët që vjen nga Burimi i Drinit të Bardhë,e bejnë të veqantë këtë ambient sidomos gjatë diteve të nxehta të verës. Të gjitha këto ju mundësojnë: pushime ditore familjare,organizime të vogëla,festime dhe kokteje të ndryshme. Shpella e Radacit gjendet afër Ujëvarës se Drinit të Bardhë.Shpella është e thelluar në shkrepa të cilët përbejnë majen e Rusolisë me lartësi mbidetare 2381 m. Si shpellë e lumit në të janë të radhitura disa degë, galeri, salla, koridore dhe kanale që e bëjnë mjaftë tërheqëse për vizitor të shumtë. Temperaturat mesatare në shpellë gjatë diëve të verës sillen 8-12 gradë celzius,mvarësishtë se në cilen galeri gjindemi. Gastronomia e Restoranit ,,Ujëvara e Drinit “ karakterizohet me ushqim autokton e original të përgaditur kryesisht në furrat me dru, që do të thotë ofron një përzgjedhje të shkelqyer të kuzhinës tradicionale. Krahas ambientit e bukurive natyrore që ju ofron ,,Ujëvara e Drinit” aty do të kemi edhe mikëpritje e shërbim shumë të mire.