Bunk’art 1, nga bunker anti bërthamor në një muze historik

Bunk’art 1, nga bunker anti bërthamor në një muze historik

Average Reviews

Description

Pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, Shqipëria komuniste duke mos pasur aleat të fortë, shkoi drejt politikës së vetizolimit me idenë se do ndërtonin vendin me forcat e tyre. Regjimi i kohës nga frika se do sulmoheshin nga armiqtë e jashtëm, ngjalli një psikozë te popullata se Shqipëria mund të sulmohej në çdo kohë dhe për këtë do duhej të ishin gati. Kështu regjimi komunist ndërmori masa të ndryshme për mbrojtje, e në mesin e këtyre masave ndërtoi qindra mijëra bunkerë në gjithë territorin e Shqipërisë përgjatë viteve 70’-80’. Nga këta bunkerë pati të ndërtuar edhe në Tiranë, të cilët nuk u shfrytëzuan kurrë për atë se për çfarë ishin të destinuar, por për krejt diçka tjetër. Dy nga ta të quajtur “Bunk’art 1” dhe “Bunk’art 2” do përdorën si muze. Bunk’art 1 gjendet në rrugën Fadil Deliu (mbrapa Teleferikut) në Tiranë dhe është ndërtuar gjatë viteve 70’, si bunker anti nuklear me qindra dhoma në pesë kate nëntokë. Ky bunker ishte e destinuar për diktatorin Enver Hoxha, anëtarët e Byrosë Politike dhe të Kuvendit Popullor dhe personelin kryesor të forcave të armatosura të ushtrisë shqiptare. Ndonëse nuk u përdorë për mbrojtje, bunkeri pas dhjetëra viteve do përdorej si muze, duke nisur si projekti “Bunk’art” në nëntor të vitit 2014. Ideator i tij, sikurse edhe i Bunk’art 2, është gazetari italian Carlo Bollino. Bunk’art1 i dedikohet historisë së ushtrisë shqiptare komuniste dhe jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit, ku dhomat e këtij bunkeri dokumentojnë historinë e :
  • Shqipërisë nën Italinë Fashiste (1939- 1943);
  • Diplomacisë gjatë L.D.B.;
  • Shqipërisë nën pushtim gjerman (1943- 1944);
  • Shqipërisë pas Çlirimit (1945- 1990).
  Bunk’art 1 është e hapur çdo ditë nga ora 9:30- 16:30 dhe vizitohet nga shumë vizitor.

Photos

Categories

Statistic

18 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.