Liqeni i Vasilevës ndodhet në mes të Komunës së Drenasit dhe asaj të Fushë Kosovës. I rrethuar nga malet e gjelbëruara është pjesë e malit të Gospojës që ndodhet në një pozitë gjeografike të thellë dhe ka një sipërfaqe prej 6ha me thellësi prej 25m.
Liqeni është i pasur me Florë dhe Faunë si dhe është shumë i përshtatur për peshkim. Në këtë liqen ndodhën së paku 5 lloje të patave të egra, dhjetëra lloje të zogjve si dhe disa lloje të peshqve.
Emrin ky liqen e ka marr për shkak se gjendet shumë afër fshatit Vasilivë ndërsa përveç këtij liqeni në afërsi ndodhën edhe disa liqene tjera.
Natyra e bukur që ofron ky vend me një pejsazh mbresëlënës, me vetëm pak përkushtim dhe investim bën që në këtë liqen të zhvillohet turizmi gjatë gjithë stinës së verës.
Photos
Statistic
20 Views
0 Rating
0 Favorite
Share
Claim Listing
Is this your business?
Claim listing is the best way to manage and protect your business.