Xhamia e Mazhiqit me Varre, ndër xhamitë më të njohura në Kosovë

Xhamia e Mazhiqit me Varre, ndër xhamitë më të njohura në Kosovë

Average Reviews

Përshkrimi

Mitrovica është njëra ndër qytetet më njohura në Kosovë sa i përket monumenteve kulturore. Çarshia e Mitrovicës, Hamami i Mitrovicës, Kalaja e Shën Pjetrit e Shtëpia e Xhafer Devës, janë vetëm disa nga objektet kulturore që gjenden në këtë qytet. Në mesin e këtyre objekteve gjendet edhe Xhamia e Mazhiqit apo Xhamia me Varre. Nga vet emri kuptojmë që kjo xhami është ndërtuar dhe gjendet në Mazhiq (katund në Mitrovicë). Rreth kohës se kur është ndërtuar ka mendime të ndryshme, mirëpo sipas të dhënave osmane kjo xhami i takon vitit 1549 (shekulli XVI) dhe është ndërtuar nga arkitekti Muslihuddin Abdu’l-Gani, në një periudhë ku vetëm se kishte filluar të përhapej feja islame në territoret ku po jetonin shqiptarët, por jo me intensitet të madh sikurse në shekullin vijues. Sa i përket stilit arkitektonik, kjo xhami normalisht duke qenë se është ndërtuar nga osmanët, ka edhe stilin e tyre, i cili ishte një përzierje kryesisht mes stilit arkitektonik bizantin, pers dhe të turqve selxhuk. Kur jemi te materiali, është e ndërtuar me gurë dhe tulla dhe ende është e fortë përkundër vjetërsisë që ka. Në pjesën e lartë, ajo mbulohej me një kupolë, që ishte karakteristikë e stilit arkitektonik osman, kurse poshtë ka pasur një pjesë hyrëse me dy kupola. Brenda xhamisë kemi pjesën qendrore, ku besimtarët kryenin ritualet e tyre fetare dhe karakteristike janë dritaret në formë katërkëndëshe me hark prej guri. Jashtë xhamisë gjendej minarja, që sot nuk është dhe përreth saj gjendeshin edhe objekte tjera si hamami, premisat për karavane, shitoret, hanet dhe rrënojat e varrezave myslimane, por që ka mbetur shumë pak dëshmi për to. Prej vitit 2012, ka hyrë si monument kulturor i Republikës së Kosovës dhe është në listën e monumenteve të mbrojtura, por që nuk është se ka përkujdesje të mjaftueshme dhe kjo ka bërë që objekti të ketë nevojë për konservim dhe kujdes më të madh. Sot krejt se çfarë ka mbetur është muri perëndimor, ku vërehet qartë vendi se ku kryente lutjet imami, dritaret po ashtu vërehen qartazi, ndërsa pjesa hyrëse është e shkatërruar sikurse është e shkatërruara edhe kupolat që mbulonin këtë xhami. Xhamia është tërheqëse për vizitorët e sidomos për turistët e apasionuar pas objekteve fetare dhe për studiuesit e arkeologët.

Fotografit

Categories

Statistic

70 Views
0 Rating
1 Favorite
1 Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.