Ura e Gurit në Vushtrri (ura pa lumë)

Ura e Gurit në Vushtrri (ura pa lumë)

Average Reviews

Description

Vushtrria është qyteti më i vjetër të Kosovës dhe për këtë vjetërsi mes tjerash dëshmojnë edhe objektet historike që gjenden në këtë qytet. Njëra nga objektet historike pa dyshim është edhe Ura e Gurit, në të cilën për dallim nga urat e tjera, nuk kalon asnjë lumë. Sa i përket vjetërsisë së kësaj ure, mendimet shkencore janë nga më të ndryshmet, por që rezultatet kanë treguar që ajo është ndërtuar mes shekujve IV-XIV, nga ku shumë fakte vërtetojnë që ajo i takon periudhës së vonë të Antikitetit. Me zbulimin e fundit të bërë në vitin 2017, nga Instituti i Mbrojtjes së Monumenteve të Kosovës është vërtetuar se ura ka 11 harqe (deri atëherë është menduar se ka vetëm 9) edhe pse studimet tregojnë se mund të i ketë 12 sosh. Ura ka 165m gjatësi dhe afër 6m gjerësi dhe është e ndërtuar me gurë dhe e përforcuar me shufra metalike, ndërsa në dy skajet e saja ka dy mbrojtëse, për të cilat studiues të ndryshëm theksojnë e i takojnë modelit romak. Ura është përdorur për të kaluar mbi lumin Silnica (Sitnica) nga popullata e asaj kohe, ndërsa në ditët e sotme ajo nuk ka këtë funksion meqenëse lumi Sitnica ka ndryshuar rrjedhjen e tij. Kjo ka bërë që ura të mbetet vetëm si objekt kulturor dhe historik.

Photos

Categories

Statistic

8 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.