Sahatkulla cilësohet si ndër objektet më të veçantë në Prishtinë, për shkak të historikut në vetvete që mban dhe vlerave artisike, kulturore e arkitekturore.
A e keni ditur se Kambana e Sahat Kullës është marrë nga Turqit në kohë lufte me Moldavinë, e kanë sjellë në Vushtrri, e nga Vushtrria në Prishtinë?!
Edhe ky objekt cilësohet si ndër më të veçantit në Prishtinë, për shkak të historikut në vetvete që mban dhe vlerave artisike, kulturore e arkitekturore.
Sahat Kulla është ndërtesë e shek. XIX,  me bazë gjashtëkëndëshe. Lartësia e saj është 26 m, e murosur me gurë deri në lartësinë 16.5m dhe me tulla të plota në pjesën tjetër të kullës.
Kjo orë komunale ka treguar kohën për të dalë në punë bizneset dhe ka shërbyer për besimtarët për të ndjekur ritualet fetare në kohën e duhur.