Sahat Kulla e Prishtinës

Sahat Kulla e Prishtinës

Average Reviews

Përshkrimi

Krahas objekteve të shumta kulturore dhe historike, qyteti i Prishtinës shquhet edhe për një monument tjetër karakteristik siç është Sahat Kulla. Jashar pashë Gjinolli, pasanik i Prishtinës dhe gurvenator i Shkupit nga mesi i shekullit XIX, kishte vendosur të ndërtonte objekte me peshë dhe rëndësi për kohën për banorët e Prishtinës. Në vitin 1834, ai ndërtoi një xhami që gjendet në afërsi të Muzeut të sotshëm të Kosovës, kurse pak më larg xhamisë ndërtoi edhe një Sahat Kullë, që gjendet në oborrin e gjimnazit të “Sami Frashëri”. Në kohërat më të vjetra, Sahat Kulla pati një rol të madh sepse ka shërbyer si objekt në të cilën qytetarët janë drejtuar për të ditur orën saktë, ndërsa në ditët e sotme shërben më shumë si objekt kulturor dhe historik përshkak përparimit teknologjik, që ka bërë që Sahat Kulla të humb vlerën e dikurshme edhe pse tani ka orë digjitale. Te kjo Sahat Kullë shquhet edhe kambana, që ishte sjell në nga trupat osmane si plaçkë lufte, derisa luftonin në Moldavi dhe Vllahi. Ata e kishin vendosur këtë kambanë në Sahat Kullën e Vushtrrisë, ku më pas me urdhrin e Jashar pashës, kambana u dërgua në Prishtinë, duke qëndruar kështu që nga shekulli XIX e deri në vitin 2001, kur u vodh. E veçanta e kësaj kambane është një mbishkrim në gjuhën rumune që i takon vitit 1764 në të cilën thuhet “Kjo Kambanë është punuar për vojvodën Jan Moldovanin në vitin 1764“, pra ishte dhuratë për vojvodën rumun të asaj kohe. Sa i përket arkitekturës së objektit, Sahat Kulla ka bazë gjashtëkëndëshe dhe arrin lartësi deri 26m. Nga materialet e ndërtimit është përdorur guri dhe tulla, ku kjo e fundit u përdorë për pjesën më të lartë përshkak se u shkatërrua si pasojë e një zjarri, ndërsa kulmi është prej druri i mbuluar me plumb. Interesante janë harkoret e vogla që gjenden në muret e Sahat Kullës, kurse nga brenda shquhen shkallët rrethore, në të cilat anë të vendosura pllaka të gurëve (rrasa) me trashësi prej 3cm.

Fotografit

Categories

Statistic

33 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.