Muzeu Etnologjik është monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë, i cili ndodhet në Kompleksin Emin Gjiku, një monument i kulturës nga shekulli i 18-të.
Muzeu Etnologjik i Kosovës është pjesë përbërëse e Muzeut të Kosovës. Muzeu ndodhet në Prishtinë në Kompleksin Emin Gjiku, një monument i kulturës që daton nga shekulli i 18-të.
Është hapur në vitin 2006 dhe ekspozon më shumë se 1,000 objekte.
Përbëhet nga katër ndërtesa të shekujve 18-të dhe 19-të, dhe ekspozitën etnologjike jashtëzakonisht interesante, e cila tregon jetën në Kosovë në aspektin etnologjik gjatë shek.XV-XX.
Ekspozitat e përhershme të muzeut kanë të bëjnë me traditat shqiptare: ato përfshijnë rituale që lidhen me lindjen, martesën dhe vdekjen, si dhe objekte ditore ose më specifike për Oda (dhomë pritjeje e rezervuar për burra). Gjithashtu paraqiten edhe zanate tradicionale, kostume dhe instrumente muzikore.