Hamami i Shemsedin beut në Prizren

Hamami i Shemsedin beut në Prizren

Average Reviews

Description

Krahas hamameve (banja publike) të ndërtuara nga pushteti osman në Vushtrri, Mitrovicë, Prishtinë,etj., kemi hamame të ndërtuara edhe në qytetin e Prizrenit. Njëri është ai i Mehmed pashës dhe tjetri është i Shemsedin beut, për të cilin kemi krijuar këtë artikull. I gjendur në pjesën perëndimore të qytetit të vjetër të Prizrenit, Hamami i Shemsedin beut është ndërtuar në vitin 1498 dhe ka shërbyer për shumë kohë si banjë publike për qytetarët deri në periudhat e vonshme të historisë moderne. Gjithsesi objekti ka dy pjesë kryesore: pjesën për meshkuj dhe pjesën për femra, ndërsa brenda objekti ndahet në disa zona si: zona hyrëse, zona për pirje, për larje, për vendosje të rrobave, e kështu me radhë. Hamami ka formën e drejtkëndëshit, kurse në kulm ka disa kupola dhe tri qemerë  Sa i përket materialit ndërtues, ky objekt është ndërtuar me gurë dhe tulla dhe ka 90 cm mur të trashë. Afër tij në mesin e shekullit XIX, ishte ndërtuar edhe Sahat Kulla. Duke qenë se hamami kishte mbetur në një gjendje të mjerueshme, shteti jugosllav i kohës gjatë viteve 70’ mori disa masa duke e restauruar dhe në vitin 1975, objekti u shndërrua në muze arkeologjik. Restaurime u bënë më pas edhe në vitin 2008 dhe gjatë viteve 2014/15.  

Photos

Categories

Statistic

4 Views
0 Rating
0 Favorite
Share

Claim Listing

Is this your business?

Claim listing is the best way to manage and protect your business.