Shala e Bajgorës, është trevë malore që shtrihet mes luginës së Ibrit dhe Llapit në rrëzat e Kopaonikut. Emri Shalë e Bajgorës ka mbetur nga fisi Shalë dhe fshati qendror Bajgorë, pasi vendbanimi Bajgorë është territorialisht vendbanimi më i madh i kësaj treve. Bjeshkët e Shalës së Bajgorës janë mjaft të pasura me shtigje ideale për skijim në borë dhe mbi bar. Funksionon edhe Qendra Skitare “Shala e Bajgorës” në Bajgorë. Në këtë trevë të Bajgorës janë ngritur dy skilifta me gjatësi 200 dhe 500 metra si dhe Moteli “Dodona” me kushte ideale për pritjen e skiatorëve dhe dashamirëve të sportit të skive.